Transmetuar më 24-10-2018, 15:49

WhatsApp ka vendosur një risi që të gjithë e kemi pritur.  Bëhet fjalë për “Vacation Mode” që ju lejon që bisedat që i keni “mute” të mos ju rishfaqen më.

Tani, nëse arkivon një bisedë, pavarësisht se i keni bërë “mute”, njoftimet nuk do të vijnë, por biseda do të rishfaqet.

Ndërkohë me opsionin e ri, ai do të qëndrojë në arkiva, pa u shfaqur në bisedat kryesore edhe nëse ju vjen një mesazh. Kështu mund të “shpëtoni” nga çdo mesazh nga persona të padëshiruar.

Kompania tregon se opisoni do shfaqet tek “Settings”, por ende nuk ka dalë një datë e saktë. WhatsApp është ende në testim e sipër. /b.l/noa.al/