Transmetuar më 23-10-2018, 13:00

Ditën e sotme në komisionin parlamentar të Ekonomisë u miratua projektligji për mbylljen e lojërave të fatit.

Kreu i këtij komisioni ka publikuar projektligjin e plotë, ku sqaron se do të mbyllen të gjitha lojërat e fatit papërkashtim.

“Mbyllen te gjitha; baste, baste dhe kazino online, lojëra elektronike-makina e kazino,

bingo, vlt. Edhe një herë; Lojërat elektronike në distancë këtu dhe aksesi nga këtu jashtë! Reklamat po e po, tani reklamat për baste ndalohen edhe gjate aktiviteteve sportive. Por edhe me shume, prej Nenit 1; aktiviteti i lojërave të fatit tani e në vijim përgjegjësi e shtetit”, shkruan Braçe.

Më herët gjatë mbledhjes së komisionit ministri i Financave Arben Ahmetaj, tha se nuk ka kthim mbas për lojërat e fatit.

Ai deklaroi se 31 dhjetori është afati i fundit.

“Pas datës 31 dhjetor asnjë subjekt nuk mund të vendos kazino apo lojëra fati. Jam i bindur se kemi qytetarët me vete. Më duhet të them se industria do të krijojë një diferencë në të ardhurat, por për ne nuk ka pikë rëndësie”, u shpreh Ahmetaj.

Sakaq Kryeministri ka deklaruar se lojërat e fatit dhe kazinotë do të lejohen vetëm në hotele dhe resorte me pesë yje. /a.y/noa.al

Ahmetaj: S’ka kthim! PD: Mazhoranca, e fundit që mund të flasë me Bibël dhe Kuran për lojërat e fatit