Transmetuar më 22-10-2018, 17:20

Flokët e thatë janë një shqetësim për të gjitha femrat dhe është e vështirë që të gjenden trajtimet e duhura për tu dhënë atyre shkëlqim dhe hidratim. Në vend që të mbështeteni tek produktet komerciale që përmbajnë kimikate, ju mund të përdorni disa përbërës natyral, që do të shërbejnë në përmirësimin e flokëve.

Maskë hidratuese në kushtet e shtëpisë- Papaja i pjekur është një përbërës i rëndësishëm për maskat ​​e flokëve në shtëpi. Së bashku me papajën na duhet qumështi i kokosit dhe mjalti. Të gjithë këta përbërës janë shumë të mirë, për t’u përdorur si një maskë flokësh.

Papaja është e pasur me substanca ushqyese, të tilla si vitamina A, C, beta-karroten, magnez, kalium dhe bakër, që lejojnë rritjen e shëndetshme të flokëve dhe i bën ata të butë, e me shkëlqim.

Enzimat e papajës parandalojnë akumulimin e tepërt të substancave yndyrore, të quajtura sebum dhe papastërtitë në lëkurën e kokës, të cilat janë një nga shkaqet kryesore të zbokthit.

Mjalti është një përbërës i shkëlqyer për flokët tuaj. Ai funksionon si një balsam natyror për flokët e dobët. Antioksidantët që përmban mjalti, ndihmojnë për të nxitur rritjen e flokëve.

I përziejmë bashkë këta përbërës së bashku me papajën, qumështin e kokosit dhe një lugë çaji mjalti.  I vendosim në flokë përpara se t’i lajmë ata me shampo; ose e përdorim si balsamin që blejmë, pas larjes së tyre me shampo. Kjo maskë duhet të përsëritet një herë në javë./b.l/noa.al/