Transmetuar më 22-10-2018, 16:28

Drejtori i Patentave, Arben Isaraj ka dhënë dorëheqjen nga posti i drejtorit të Përgjithshëm në Drejtorinë e Përgjithshme të Transportit Rrugor.

Në letrën drejtuar ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri dhe kryeministrit Edi Rama, Isaraj shkruan se jep dorëheqjen për të mos ndikuar në hetimet ndaj të vëllai për shkak të pozicionit të tij.

“Për të mos ndikuar direkt apo indirekt, me pozicionim tim të lartë administrativ, në pavarësinë dhe dhënien e drejtësisë në Shqipëri, jap dorëheqjen nga pozicioni i drejtorit të Përgjithshëm në Drejtorinë e Përgjithshme të Transportit Rrugor”- thuhet ndër të tjera në letrën drejtuar ministrit Gjiknuri.

Kujtojmë se vëllai i drejtorit të Patentave, Altin Isaraj, u la në masën arrest me burg nga Gjykata pasi akuzohet si pjesë e grupeve kriminale të trafikut të kokainës. Gjatë kontrollit atij iu sekuestrua edhe një armë tip pistolete të cilën e posedonte pa leje./b.l/noa.al/