Transmetuar më 22-10-2018, 15:33

Policia greke goditur sot një bande të rrezikshme që ishte shndërruar në tmerrin e argjendarive të Athinës.

Sipas mediave greke operacioni u zhvillua njëkohësisht në disa zona, dhe në përfundim të tij policia ka vënë në pranga dy shtetas shqiptarë dhe tre grekë.

Njëri prej shqiptarëve, 33 vjeç, ishte kreu i grupit. Ai ishte dënuar me gjithsej 71 vite burg, por kishte mundur të arratisej më 24 gusht nga burgu i Tyrinthas.

Vetëm në dy prej tyre përllogaritet se ata morën mall dhe para me vlerë 800.000 euro.

Po ashtu mësohet se ata i realizonin grabitjet në momentin që dyqani ishte i mbyllur. Njëri prej tyre, që mbante në fytyrë një maskë prej silikoni, paraqitej si klient dhe i bindte të hapnin portën.

Policia ka sekuestruar 1 armë kallashnikov, 4 pistoleta, armë gjahu, një maskë silikoni, bizhuteri, telefona celularë, si dhe një shumë prej 6.165 euro.