Transmetuar më 22-10-2018, 14:25

Qysh nga momenti i ekstradimit në Shqipëri, ajo është bërë pjesë e vazhdueshme e mbrojtjes së tij, duke bërë edhe akuza të forta.

Bëhet fjalë për Erjona Parrucën, të dashurën e Izet Haxhisë, e cila hedh akuza se partnerin e saj, po tentojnë që ta helmojnë në burg me anë të ushqimit dhe se gjithçka me alibinë e ushqimeve që i dërgon ajo nga Franca.

“Nëse po përgatiteni për eliminimin e tij fizik, duke nxjerrë alibinë që ushqimet i vijnë nga Franca, në burg janë të kontrolluara dhe të provuara përpara nga të tjerë, ato që çoj unë! Kështu që s’ju pi ujë!!!”, thotë ajo.

Akuza e të dashurës së Izet Haxhisë- "Kemi arsye të dyshojmë, që po përgatitet eleminimi fizik i Izet Haxhisë. Dhe nëse ndodh gjë në burg (helmim), e kanë bërë gati alibinë: e helmoi ajooo (unë d.m.th)

që i çokam ushqime nga Franca. Po pse me disa pako që i kam çuar unë, prej muajsh, do helmohet Izeti???? Ai nuk ushqehet me gjëra nga Franca, që janë më shumë çarçafë e batanije (me që të gjithë e tradhtuan, dhe ai s’do më asnjë kontakt). Ja keni mbushur mendjen gjithë atyre tyryfyleve të fisit, që po e helmokam unë… Groteske! Në mëngjes Izeti ha 1 ose 2 vezë të skuqura me vaj, në drekë 1 gjellë me një mish të zi që mban erë dhe që nuk e ha kurrë, kurse në darkë vetëm fasule, çdo darkë!!! Menyja e burgut! Me ato po ushqehet, d.m.th, po mbijeton, më saktë.

Kjo është menyja e Izetit!! Nëse po përgatiteni për eliminimin e tij fizik, duke nxjerrë alibinë që ushqimet i vijnë nga Franca, në burg janë të kontrolluara dhe të provuara përpara nga të tjerë, ato që çoj unë! Kështu që s’ju pi ujë!!!

Kujdes! Po shkoni shumë larg.

Izeti ha ushqimet e burgut dhe s’po ankohet, as po kërkon asgjë!

Lëreni të qete, o monstra!!! MJAFT!!! Të shitur te Berisha për eleminimin e tij! Por unë, deri në varr do t’ju ndjek, e as më intereson më asgjë, nëse diçka i ndodh Izetit! Kam foto dhe prova të akuzave tuaja për alibinë e helmimit gjoja nga Franca… KUJDES!!!

E kam personalisht me 3 persona! Që u kthyen në veglat e Berishës, të mbrojtur nga sistemi mafioz i tij, dhe që i kanë duart me gjak!!! Sidomos njëri…

Mos ma prekni dashurinë, se s’ka Zot e Perëndi që do të më ndalojë për t’ju shkatërruar.!!”

Ish-truproja i Sali Berishës, u ekstradua në muajin maj nën masa të rrepta sigurie.

Ai është dënuar me 25 vite burg, i dyshuar si bashkëpunëtor në vrasjen e Hajdarit.

Izet Haxhia prej kohësh ka hedhur akuza të ashpra edhe në drejtim të ish-shefit të tij, liderit historik të Partisë Demokratike, Sali Berisha për rolin që sipas tij ka luajtur në ekzekutimin e Azemit.

Azem Hajdari u ekzekutua me armë zjarri më 12 shtator të vitit 1998, fare pranë selisë së Partisë Demokratike.  /a.y/noa.al