Transmetuar më 22-10-2018, 10:52
Abedin Kuçi

Dy persona janë vënë në prangat e policisë në kuadër të operacionit të zhvilluar gjatë kësaj të diele për arrestimin e të shumëkërkuarit Klement Balili.

Mësohet se një prej të prangosurve është kushëriri i Balilit, 49-vjeçari Abedin Kuçi, i cili u arrestua pas kontrollit në banesat e fshatit Stjar.

Rezulton se Kuçi, ka qenë pjesë e “Grupit të Stjarit”, i përfshirë në krime të ndryshme në vitin 1997.

Arrestimi i tij u bë mbrëmjen e djeshme, e diel, nga ndërhyrja e policisë forcave RENEA dhe FNSH.

Kyçi u arrestua edhe në vitin 2016 për trafik droge, por u la sërish i lirë.

Sakaq për të arrestuarin e dytë, nuk bëhen me dije detaje. /a.y/noa.al

Goditet “Grupi i Shijakut”, operacione speciale për Berishën dhe për Balilin

Lul Berisha i shpëton policisë, blindohet Saranda për kapjen e Klement Balilit