Transmetuar më 22-10-2018, 10:13

Një laborator në të cilin prodhohej heroinë u zbulua gjatë kësaj të premteje në zonën e Hasit. Por nga hetimet e policisë është identifikuar dhe shpallur në kërkim, drejtuesi i laboratorit.

Mësohet se ai është A.Hoxha, nga Kruja, i cili njihet edhe si biznesmen dhe që ka një hotel në zonën e Rinasit.

Dyshohet se është pikërisht Hoxha, personi që drejtonte aktivitetin e prodhimit të heroinës.

Gjatë operacionit të dy ditëve më parë, u arrestuan Xhevit Shuti, nga Hasi, pronar i objektit ku ndodhej laboratori, Anila Shuti, nga Hasi, bashkëshortja e Xhevitit, Mustafa Shuti, nga Hasi, babai i Xhevitit, si dhe Vehbi Barushi, nga Fushë-Kruja, elektriçist dhe Flamur Çelaj, nga Shkodra, zjarrfikës

Rezulton se Flamur Çelaj kishte rënë dakord që të ndërtonte në Brenog të Hasit, një kapanon i cili do të shërbente si laborator heroine.

Ai dhe Barushi rezulton se punonin në kapanonin ku opiumi përpunohej për tu kthyer në heroinë, ndërsa tre familjarët Shuti pretendojnë se e kishin dhënë objektin me qera.

Mësohet se krahas biznesmenit Hoxha, në kërkim janë shpallur edhe dy shtetas turq. Sakaq në cilësinë e provës materiale, brenda laboratorit u gjetën rreth 150 kilogramë heroinë. /a.y/noa.al

Laboratori i heroinës në Has, vihet në pranga një biznesmen turk

Laboratori i heroinës, Rama: Opozita e dëshpëruar, e quan faj të qeverisë

Laboratori i heroinës, policia del me deklaratë: Përpunim drogash të forta

Has, zbulohet një laborator për prodhimin e heroinës