Transmetuar më 22-10-2018, 09:54

Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj reagon lidhur me operacionin “Forca e Ligjit” të zhvilluar ditëve të fundit.

Xhafaj thotë se Forca e Ligjit në një tjetër super operacion policor në goditjen me ashpërsi ndaj grupeve kriminale të skeduara nga Task Forca Speciale.

“Goditje ndëshkuese ndaj grupeve në fushën e prodhimit dhe trafikimit të drogës. Forca e Ligjit mbi gjithçka e mbi cilindo. Në 3 ditë një operacion i shtrirë në 12 qytete, me 100 objekte të kontrolluara në territor, me 27 të arrestuar e 6 në kërkim, drejtues dhe anëtarë të 4 grupeve kriminale, të skeduara nga TFS, përfshirë në prodhimin e trafikun e drogës. Fryt i hetimit, vëzhgimeve e gjurmimeve disa mujore në territor”, shkruan Xhafaj.

Ai e cilëson si aksion shembullor të forcave policore në operacion e veçanërisht Njësisë Operacionale, FNSH Shkodër e Fier, RENEA dhe drejtoritë e policive.

“Disiplinë e profesionalizëm i lartë dhe mbi të gjitha konfidencialitet total! Disa ditë aksion dhe rrjedhje informacioni për rreth 100 urdhra kontrolli të ekzekutuar! Faleminderit”, thotë ndër të tjera ministri.

Ai e cilëson si vlerësim të merituar për drejtuesit e policisë në organizimin e operacionit dhe shpreh vlerësim të veçantë për drejtuesit e Prokurorisë së Përgjithshme e Krimeve të Rënda dhe prokurorëve të çështjes për drejtimin dh bashkëpunimin.

Për më shumë detaje ai paralajmëron se do të ketë një konferencë të përbashkët Prokurori-Polici, në orën 10.30.

“Forca e Ligjit do të vazhdojë. Ky s’është show, por betejë reale me krimin e organizuar. Kemi ngritur institucione që po forcohen çdo ditë. Bashkë me agjencitë ligjzbatuese dhe partnerët ndërkombëtarë. Forca e Ligjit s’ndalet nga askush. Të tjera goditje e rezultate së shpejti”, thotë në mbyllje të qëndrimit ministri i Brendshëm.

Kujtojmë se vetëm gjatë ditës së djeshme, u arrestuan dy ish-deputetët socialistë Arben Çuko dhe Arben Ndoka si dhe u shkatërrua grupi kriminal “Avdyli”, duke u arrestuar tre vëllezër dhe djali i xhaxhait të tyre, nën akuzë për trafik droge. /a.y/noa.al

Arrestimi i ish-deputetit Ndoka, çfarë zbuluan përgjimet Arrestohen dy ish-deputetë të Partisë Socialiste, Arben Ndoka dhe Arben Çuko

Lul Berisha i shpëton policisë, blindohet Saranda për kapjen e Klement Balilit

Goditet “Grupi i Shijakut”, operacione speciale për Berishën dhe për Balilin

Arrestohet në Shijak bosi i drogës, ja për cilin bëhet fjalë