Transmetuar më 22-10-2018, 09:41

Vihet në pranga vëllai i Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimeve të Transportit Rrugor.

Altin Isaraj është arrestuar, nën akuzën për trafikim të armëve dhe municioneve, si dhe shpërndarje droge.

47-vjeçari mësohet se është arrestuar në orët e vona të mbrëmjes së të shtunës në Tiranë.

Kujtojmë se Altin Isaraj, është vëllai i ish-deputetit socialist, Arben Isaraj, i cili ndodhet aktualisht në krye të Transportit Rrugor.

Sakaq Arben Isaraj ka mbajtur edhe postin e zëvendës ministrit të Drejtësisë. /a.y/noa.al