Transmetuar më 22-10-2018, 08:40

Një operacion masiv i zhvilluar këtë të diel, kishte synimin e arrestimit të Lulzim Berishës, i njohur ndryshe si ish-kreu i “Bandës së Durrësit”.

Por në momentin që forcat speciale RENEA kanë shkuar për kontroll bë banesën e tij, ai nuk ndodhej, duke çuar në dështimin e operacionit për arrestimin e tij.

Ndërkohë Prokuroria ka firmosur një urdhër arresti për të, duke bërë që policia e mbështetur nga RENEA dhe FNSH të vihet në veprim, por pa rezultat.

Megjithatë në banesë janë sekuestruar disa objekte që mund të ndihmojnë hetimin.

Rezulton se Lul Berisha, bashkë me familjen ndodhet jashtë Shqipërisë. Mësohet se ai është larguar pak ditë më parë, çka ka hedhur dyshimet se operacioni mund të jetë i dekonspiruar.

Sakaq po dje në Shijak u shkatërrua grupi kriminal “Avdyli”, duke u arrestuar tre vëllezër dhe djali i xhaxhait të tyre, nën akuzë për trafik droge. /a.y/noa.al

Lul Berisha i shpëton policisë, blindohet Saranda për kapjen e Klement Balilit

Goditet “Grupi i Shijakut”, operacione speciale për Berishën dhe për Balilin

Arrestohet në Shijak bosi i drogës, ja për cilin bëhet fjalë