Transmetuar më 21-10-2018, 19:20

Policia e Shtetit ka reaguar zyrtarisht për arrestimin e ish-deputetit Arben Ndoka, për të cilin Gjykata e Krimeve të Rënda ka caktuar masën “Arrest në burg”.

Sipas njoftimit të policisë, ai dyshohet për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve”, Falsifikimi i vulave, stampave ose i formularëve”, “Shpërdorimi i tokës”, në kuadër të një grupi kriminal, të përfshirë në tjetërsim tokash.

“Hetimi disa mujor ka mbledhur prova dhe se ky grup kriminal dyshohet si i implikuar në abuzimet me troje shtetërore në zonën e Lezhës dhe Kurbinit, përmes falsifikimit të dokumenteve e vulave etj”, sqaron ndër të tjera policia.

Bëhet fjalë për një hetim të nisur në mars të vitit 2018, kun ë focus ishte një grup kriminal që dyshohej se ishte lidhur me abuzimet toka e troje në zonën e Shëngjinit.

Në përfundim u ndaluan 12 persona, mes tyre edhe Kryetari i Bashkisë Lezhë, ndërsa 11 u shpallën në kërkim.

Ata në bashkëpunim me njëri-tjetrin akuzohen se kanë falsifikuar, tjetërsuar dhe përvetësuar 234,548 m2 tokë shtetërore ranishte në zonën bregdetare Shëngjin, Lezhë, thuhet në njoftimin e policisë. /k.k/noa.al/

Shoqërohet në Polici edhe ish-deputeti socialist, Arben Ndoka