Transmetuar më 21-10-2018, 17:04
Foto ilustruese

Një incident i rëndë me pasojë plagosjen e një shqiptari ka ndodhur në Itali.

Mediat italiane shkruajnë se një 38-vjeçar shqiptar raportohet të ketë pësuar një aksident të rëndë në punë dhe si pasojë po lufton me vdekjen në spital.

Ngjarja ka ndodhur në Bolonja të Italisë.

Mediat vendase vijojnë më tej duke treguar se shqiptari u godit nga një tub çeliku që ra nga skela ku ai po punonte.

Gjatë çmontimit të skelës, tubi u shkëput e i ra në kokë.

Shqiptari 38-vjeçar po kryente punime rikontruksioni në një shtëpi.

Ndërkaq mediat italiane nuk japin identitetin e shqiptarit që mbeti i plagosur në punë./a.k/noa.al/