Transmetuar më 21-10-2018, 13:12

Një tjetër aksident me pasojë plagosjen ka ndodhur në Fier.

Një vajzë 2-vjeçare është përplasur nga një motorçikletë.

Ngjarja mësohet se ka ndodhur gjatë ditës së sotme, konkretisht në fshatin Baltëz të Fierit.

Mësohet se e mitura është dërguar me urgjencë për në Spitalin e Traumës në Tiranë, pasi ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Vajza me iniciale S.K., nga komuniteti rom, ishte duke dalë nga shtëpia kur është përplasur nga motorçikleta.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po heton shkaqet e këtij aksidenti. /a.k/noa.al/