Transmetuar më 20-10-2018, 21:22

Një ngjarje e rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur në Fier.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Kallm.

Një person i cili udhëtonte me motorçikletë që shpërndante pica, ka rënë nga mjeti.

Mësohet se 58-vjeçari me iniciale S.M., ka ndërruar jetë rrugës për në spital.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit./a.k/noa.al/