Transmetuar më 20-10-2018, 09:46

Presidenti Ilir Meta përshëndet votimin në parlamentin e Maqedonisë, të marrëveshjes me Greqinë për çështjen e emrit.

Ai thotë se votimi në Kuvendin e Maqedonisë pro nismës për ndryshimet kushtetuese është një hap i rëndësishëm, shprese e besimi se procesi i anëtarësimit të Maqedonisë në NATO dhe BE është në rrugën e duhur.

“E përgëzoj qeverinë e Kryeministrit Zaev për përpjekjet e vendosura në këtë drejtim dhe të gjithë ligjvënësit e Kuvendit të Maqedonisë për mbështetjen e një procesi që jo vetëm çliron Maqedoninë nga një ngërç integrimi disa vjeçar, por ndikon edhe në sigurinë, stabilitetin e mirëqenien e rajonit tonë”, shprehet Meta.

Parlamenti i Maqedonisë votoi këtë të premte me 80 vota “pro” marrëveshjen me Greqinë për çështjen e emrit.

Kështu, Republika e Maqedonisë do të emërtohet me emrin e ri Republika e Maqedonisë së Veriut, në bazë të marrëveshjes me Greqinë.

Në fillim të seancës, deputetet e VMRO-së kërkuan që të votohej në mënyrë të fshehtë.

Në Kuvend votuan pro 80 deputetë, sa 2/3-tat e nevojshme për ndryshime kushtetuese. /a.y/noa.al

Emri i Maqedonisë, Parlamenti voton “pro” marrëveshjes me Greqinë