Transmetuar më 18-10-2018, 18:08

Mesfushori i Barcelonës, është vënë në qendër të kritikave të klubit “blaugrana”, për shkak të qëndrimit të tij ndaj trajnerit Valverde, gjithashtu është dënuar edhe me një gjobë të majme për agresion ndaj një klienti në një diskotekë në Bavari, ngjarje që ka ndodhur një vit më parë.

Pikërisht më 16 shtator të 2017-ës, teksa po dëfrehej me vëllain e tij, goditi me një shishe vodkë një person në Crowns Club. Ngjarja ndodhi pas fitores 4-0 të Bayernit ndaj Mainzit.

Vidal ishte protagonisti kryesor i një zënke me klientë të tjerë në zonën VIP të klubit, ngjarje që është regjistruar edhe nga kamerat e sigurisë.

Ai u shpall fajtor dhe u gjobit 800 mijë euro, ndërsa vëllai i tij, Sandrino, vetëm 25 mijë euro.