Transmetuar më 18-10-2018, 13:08

Që këngëtari Arkimed Lushaj, i njohur si Stresi, është përdorues lëndësh narkotike, e di shumëkush e për më tepër i njëjti nuk ka hezituar ta demonstrojë dhe në publik, ndaj vënia në pranga e tij ka bërë që në rrjetet sociale, të shtrohet pyetja:

A është koincidencë që Stresi u arrestua në dhomë hoteli, një ditë pasi i ati Sali Lushaj paditi në Prokurori Taulant Ballën?

Babai i Stresit, Sali Lushaj dhe Avdyl Gjokmakaj paditën në Gjykatën e Tiranës kreun e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, lidhur akuzat e këtij të fundit në drejtim të tyre pas publikimit nga PD të videopërgjimit të Fredi Alizotit. “Balla ka bërë deklarata të pavërteta duke cënuar imazhin tonë. Nuk jemi anëtar të asnjë bande që cënon rendin dhe sigurinë”, – shkruan në padi Sali Lushaj duke kërkuar dëmshpërblim 2 milionë lekë nga Taulant Balla.

Në njoftimin e Policisë së Shtetit thuhet se Stresi u arrestua nga një operacion special me akuzat e armëmbajtjes pa leje dhe prodhim e shitje të lëndëve narkotike. Ajo që dihet nga vetë Stresi është se ai nuk merret me shitje, por me konsumim droge. /noa.al/