Transmetuar më 14-10-2018, 17:29

Ka shumë çifte në Shqipëri e kudo nëpër botë që përballen me dukurinë gjithnjë në rritje të vështirësisë për të lindur.

Herë problemi qëndron te mashkulli dhe herë te femra, por më së shumti te seksi i dobët.

Kjo problematikë është gjithmonë në qendër të vëmendjes së mjekëve dhe shkencëtarëve.

Ata kanë sugjerimet e veta për femrat që duan të mbeten shtatzënë dhe ‘alert’ primar kanë që të shmangni stresin dhe ‘të mësoni të relaksoheni pasi kjo gjë mund ta bëjë shumë më efikase ngjizjen e fëmijës’.

Këtë e rekomandon dr. Alice Domar, në Harvard Medical School. Dr. Domar është njëkohësisht konsulente në një qendër të fertilitetit në Boston.

Dr. Alice Domar

Ajo thotë se ka zbuluar se si një akt i thjeshtë seksual, i realizuar pas një programi për menaxhimin e stresit, rrit me 160 për qind shanset e femrës për të mbetur shtatzënë.

Kjo e dhënë është përftuar pas trajtimit të asistuar të ngjizjes së një grupi femrash të cilat janë vënë më tej përballë një grupi tjetër grash që nuk e menaxhonin stresin që përjetonin.

Nga arritjet inkurajuese të studimit të saj, dr. Domar ka vërejtur se të menaxhuarit e stresit mund të përmirësojë realisht normat e shtatzënisë.

Ekspertët e shëndetit riprodhues e komentojnë si të gjetur, konkluzionin e dr. Omar.

Ata thonë se çlodhja dhe largimi i stresit kanë një ndikim real mbi fertilitetitin.

Kurse shtojnë se nëse një femër është e trishtuar dhe e mbushur në stres, asaj i pengohen aftësitë për të mbetur shtatzënë. /noa.al/