Transmetuar më 12-10-2018, 17:32

E keni vënë re edhe ju nëse ju ka rastisur të blini në aeroporte, që atje ka më së shumti vetëm produkte të shtrenjta?

Plot nga ne ngurrojnë t’i blejnë pikërisht për këtë arsye, por ky i ri që shikoni në videon e mëposhtme, e ka gjetur zgjidhjen.

Një zgjidhje që ama i ka kushtuar sepse është zbuluar nga kamerat e sigurisë që gjenden kudo në aeroporte.

Pamjet janë fiksuar në aeroportin e Firenze Peretola në Itali.

Policia lokale vendosi të publikojë momentet e vjedhjes, teksa i riu rrëmben gjëra të shtrenjta, i fut në një çantë dhe ikën qetësisht për të vazhduar me fluturimin e tij. /noa.al/