Transmetuar më 11-10-2018, 21:24

Një ngjarje e rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur në Tiranë.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur gjatë mbrëmjes së sotme rreth orës 18:30, ku një vajzë e mitur 13-vjeçare, me inicialet K.B., është shoqëruar në spital për ndihmë mjekësore ku dhe ka ndërruar jetë.

Mësohet se e mitura u shoqërua në spital nga babai i saj, Xh.B.

Nuk dihen ende shkaqet e vdekjes së 13-vjeçares.

Po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të vdekjes së saj./a.k/noa.al/