Një vetëflijim i tmerrshëm i ka marrë jetën burrit 42-vjeçar, i cili zgjodhi shtëpinë e një shoku të tij, të kryejë aktin makabër të sakrifikimit plot dhimbje.
Ngjarja ndodhi dje në Kretë të Greqisë, raporton noa.al.
42-vjeçari nga Volos, kishte shkuar te një shok i tij në Kretë, për vizitë.
Gjatë natës, i vetëm në dhomën e miqve, pasi kishte lënë një letër, 42-vjeçari ka marrë një thikë dhe ka prerë fytin e vet duke shpërthyer në ‘lumë’ gjaku.
Vdekja është shoqëruar me dhimbje tmerri derisa ka humbur jetën dhe u gjet në pellgun e gjakut të vet nga shoku që e kishte mikpritur në shtëpinë e tij.
Policia kreu hetime nën dyshimet e para për një krim kundër personit, por më pas zbardhi se ishte një vetëvrasje.
Në letër, viktima i kërkonte dy fëmijëve të tij që të vazhdonin jetën dhe ‘qofshi mirë’.
Ky ishte një rast i rrallë dhe i frikshëm i vetëvrasjes duke u vetëtherur në fyt. /a.b/noa.al/