Transmetuar më 08-10-2018, 13:55

Janë zhdukur të gjitha provat lidhur me një përdhunim të mundshëm, nga ana e Cristiano Ronaldos.

Është kjo deklarata e bërë për mediat nga Leslie Mark Stovall, avokatja e modeles, Kathryn Mayorga, e cila akuzoi futbollistin Cristiano Ronaldo për përdhunim.

Ajo thotë se lidhur me provat e përdhunimit të ndodhur në vitin 2009, janë zhdukur fustani dhe të brendshmet që gruaja vishte mbrëmjen e sulmit.

Këto veshje sipas avokates, i kishte dorëzuar në policinë e Las Vegas, si prova.

Kathryn Mayorga, është shprehur se ngjarja ka ndodhur në viti 2009 në një hotel të Las Vegas. /a.y/noa.al