Transmetuar më 06-10-2018, 22:14

Facebook Messenger është një nga aplikacionet më të përdorura në mbarë botën.

Ky aplikacion pritet të sjell një risi në teknologji.

Facebook Messenger së shpejti do të ju lejojë që me anë të zërit të shkruani mesazhet tuaja në ‘chat’.

Kjo do të ndodhë përmes asistentit të quajtur “M”, ku ju do ta përdorni zërin për të shkruar.

Ky zë komandues do ta bënte edhe më të lehtë përdorimin e Messenger.

Nuk ka një datë të caktuar se kur pritet të vihet në përdorim. /a.k/noa.al/