Transmetuar më 05-10-2018, 15:11

Tiranë, NOA.al- Paraditja mbetet me kthjellime dhe vranësira të herë pas hershme në gjithë vendin; më të shpeshta në Jug dhe pjesërisht në Qendër.

Pas mesditës vranësirat shtohen në territor duke sjellë shira të dobët në Jugperëndim dhe Veriperëndim të vendit.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit rriten lehtë në mëngjes por rënie të lehtë sjell mesdita.

Maksimumi në mesditë luhatet në vlerat 27- 28°C.

Era do fryjë e lehtë në tokë por mesatare në det, me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi Jugor ndërsa në det do vijojë dallgëzimi 2-3 ballë. /a.y/noa.al