Transmetuar më 25-09-2018, 21:05

Nga Mentor Kikia

1-PD paraqiti një projektligj për ndryshimin e ligjit Antimafia, duke parashikuar sekuestrimin e pasurive të kompanive që kanë marrë në mënyrë abuzive, koncensione dhe PPP. PD thotë se situata është e jashtëzakonshme. Oligarkët e Ramës po shtijnë në dorë ekonominë kombëtare. Por që kjo “Antimafia” dhe “Vettingu” i politikës të bëhen, duhet mbështetja e mazhorancës, e cila nuk e jep votën. PS tha sot se vetingu i politikës do të diskutohet vetëm pasi të jetë realizuar reforma e plotë e drejtësisë. 

2-Mazhoranca ishte në parlamernt. Ajo tha se Basha të tregojë më parë oligarkët e lidhur me vëllanë e vet. PS solli sërish projektin për ndryshimin e ligjit për Magjistraturën, për të emëruar gjykatës dhe prokurorë të rinj, për të plotësuar vendet që lanë bosh të shkarkuarit e vettingut. PS thotë se situata është e jashtëzakonshme, sepse sistemi i drejtësisë po mbetet pa gjykatës e prokurorë. Por PD nuk i jep votat. Ajo thotë se nuk ofrojmë asnjë lloj bashkëpunimi, pa realizuar më parë vettingun e politikës. 

Ndërkohë…..

3-Para Ambasadës Gjermane, sot (dje), qindra infermierë e mjekë, prisnin marrjen e vizave të punës. Presidenti i urdhërit të infermierit tha se deri tani kanë ikur 4000 infermiere në Gjermani. 

4-Televizionet holandeze, tregojnë përmes imazheve, sesi të rinjtë shqiptarë, pasi fshihen në fushat përrreth portit të Roterdamit në Holandë, u sulen kamionëve para se të hipin në tragete, çajnë me thika mushamatë dhe futen brenda, apo futen poshtë shasive, për të shkuar në Britani. 

Qëndrimet e autorit janë personale, nuk paraqesin vijën editoriale të NOA.al