Transmetuar më 25-09-2018, 16:29
Lulzim Basha gjatë një deklarate për mediat

Lulzim Basha, me anë të një statusi në rrjetin social Twitter, ka akuzuar kryeministrin Rama se ka filluar shpifjet për të mbajtur pushtetin.

Sipas kryedemokratit, “propaganda e Ramës i ka ndezur të gjithë motorrët. Shpifje e përbaltje nga shërbëtorët e mercenarët e Ramës për të mbrojtur pushtetin dhe paratë e Padronit dhe klientëve të tij”.

Basha shprehet për një hendek që sipas tij është duke u thelluar çdo ditë e më shumë.

“Hendeku midis oborrit të Ramës dhe njerëzve të thjeshtë do të thellohet. Unë jam në anën e njerëzve”, shkruan Basha.

Deklarata vjen në mesin e akuzave të opozitës për mshpërdorim të parave nga ana e qeverisë përmes konçensioneve. /k.k/noa.al/