Transmetuar më 25-09-2018, 14:23

Komisionet që merren me procesin e vetingut, ku verifikohet pastërtia e figurave të gjyqtarëve dhe prokurorëve, do të kenë staf shtesë.

Ditën e sotme, Komisioni i Ligjeve miratoi kërkesat e bëra për shtim stafi, nga organet e vetingut.

Bëhet fjalë për një shtim prej 24 personash, pavarësisht kërkesës për 36 të tillë.

Shtesa ka të bëjë kryesisht me këshilltarë ekonomikë, të cilët do i vijnë në ndihmë

Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, Kolegjit të Posaçëm të Apelimit dhe Komisionerit Publik.

Mësohet se kjo shtesë stafi, do i kushtojë arkës së shtetit rreth 50 milionë lekë të reja në muaj. /a.y/noa.al