Transmetuar më 25-09-2018, 14:10

Një foshnjë e sapolindur, e cila kishte vetëm tre ditë që kishte ardhur në jetë, shpëtoi mrekullisht, pasi ishte pickuar shtatë herë nga një akrep jeshil.

Akrepi ishte futur në pelenën e vogëlushes braziliane Maria Sofia Ferreira, ku dhe e kishte pickuar. Fatmirësisht nëna e saj, Fernanda 25 vjeçe, kuptoi menjëherë se diçka nuk shkonte, duke e çuar në spital.

Mjekët thanë se e mitura arriti të shpëtojë vetëm sepse i ishin injektuar shumë doza antidoti në periudhën e dy orëve.

“E shihja të zbehtë, nuk pranonte të pinte dhe me zor mbushej me frymë. Mendova se ishte bllokuar dhe as që ma merrte mendja që një akrep mund të ishte fshehur në pelenën e saj”, tha gruaja për mediat vendase, duke treguar ngjarjen e ndodhur javën e kaluar.

Foshnja u shtrua në spitalin e Vitoria da Conquista, ku mbërriti me rrahje të shpejta zemre dhe të vjella, shkruan noa.al.

“U frikësova pafund kur hapa pelenën dhe gjeta akrepin brenda, pasi kisha frikë edhe ta hiqja”, tregoi doktoresha Camila Mirante. /a.y/noa.al