Transmetuar më 25-09-2018, 13:25

Rreth dy muaj më parë këngëtarja e njohur Afërdita Dreshaj, i dha fund beqarisë. Por teksa tashmë është zyrtarisht e martuar, ditën e sotme, ajo është bërë nostalgjike.

Afërdita ka publikuar fotografinë e parë të tyre bashkë, ku zbulon dhe fillimin e lidhjes.

“5 vite më parë si sot, takova dashurinë e jetës time dhe kjo fotografi, është e para që ne kemi bashkë. Ndërsa sot, unë e thërras atë burri im”, shkruan Afërdita.

Në foto ata shihen të dy me kapele në kokë dhe të buzëqeshur.

Pas pesë vitesh lidhje me sportistin e hokeit, çekun Jakub Kindl, këtë verë më në fund çifti hodhi hapin e madh.

Por para martesës, ai i propozoi ish-Miss Kosovës, i ulur në gjunjë me një unazë me gur diamanti. /a.y/noa.al