Transmetuar më 25-09-2018, 11:19

Ka mbërritur në Presidencë ligji për Teatrin Kombëtar, ku pritet qëndrimi i kreut të shtetit.

Mësohet se ligji mban të njëjtin numër me atë të variantit të parë dhe konkretisht, 37/2018.

Pas votimit, Kuvendi e ka dërguar ligjin në Presidencë për shpallje.

Megjithatë pritet veprimi i Presidentit Ilir Meta, pasi mazhoranca dhe opozita janë me qëndrime të ndara, nëse kreu i shtetit ka të drejtë ta rikthejë dy herë ligjin.

PS kapet pas argumentit se ligji ka të njëjtin numër dhe për rrjedhojë nuk mund të kthehet në Kuvend, ndërsa Partia Demokratike e cilëson si ligj të ri, çka i jep të drejtë Presidentit që ta rikthejë sërish ligjin.

Tashmë mbetet për tu parë qëndrimi i Metës, ku do të shprehet me dekret ose jo brenda 20 ditësh. /a.y/noa.al