Transmetuar më 24-09-2018, 23:38

Një video e publikuar në Facebook, shfaq momentin e pabesueshëm, kur dy minj luftojnë mes vete në raftin e një dyqani.

Videoja u publikua fillimisht nga Dilbir Singh dhe më pas u ripublikua nga UNILAD Tech.

UNILAD e publikoi videon me qëllimin për t’i inkurajuar përdoruesit e Android dhe iOS, që të komentojnë në video, duke i dhënë videos përshkrimin “Android vs iOS”.

Video ka marrë komente dhe shpërndaje të shumta duke u bërë virale.

Beteja mes minjve duket vërtetë e ashpër.

Shikojeni videon më poshtë: