Transmetuar më 24-09-2018, 20:09

Këto pamje spektakolare janë regjistruar gjatë shpërthimit të një vullkani, në Indonezi.

Tymi dhe hiri në qiell dukeshin milje larg, duke krijuar një pamje të rrallë dhe spektakolare.

Ky vullkan ka qenë aktiv që prej muajit qershor, ndërsa qeveria indoneziane thotë se ka shpërthyer të paktën 44 herë në një javë.

Nuk ka të lënduar nga vullkani dhe nuk ka shkaktuar probleme në turizëm.

Vullkani, Anak Krakatau, është një “ishull” i ri i formuar nga një shpërthim nënujor në vitin 1927. /k.k/noa.al/