Transmetuar më 24-09-2018, 12:40
Foto ilustruese

Ka zgjatur pak më shumë se dy orë seanca parlamentare e ditës së sotme, gjatë së cilës opozita nuk ishte e pranishme, për shkak të vijimit të bojkotit.

Vetëm me votat e shumicës, u miratua projektligji “Për sektorin e gazit natyror”, projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin ‘Për dhënien me qira të tokës bujqësore e pyjore, të livadheve dhe kullotave që janë pasuri shtetërore” dhe projektligji “Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në aktin e Gjenevës të marrëveshjes së Lisbonës për emërtimet e origjinës dhe treguesit gjeografikë”.

Por për shkak se kërkojnë shumicë të cilësuara, u mbartën sërish për seancën tjetër

projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin ‘Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë” dhe projektligji “Për një ndryshim dhe shtesë në ligjin “Kodi Rrugor i Republikës së Shqipërisë’”.

Kujtojmë se ditën e sotme paralelisht me seancën parlamentare, kryedemokrati Lulzim Basha prezantoi masat antimafia për çlirimin e ekonomisë nga korrupsioni dhe oligarkia. /a.y/noa.al

Basha: 45 biznese mbyllen çdo ditë! Pastrojmë ekonominë nga lidhja krim-politikë