Transmetuar më 24-09-2018, 10:05

Aktorja simbol e filmit “Murgesha gazmore 3”, do të mungojë në xhirimin e serisë së tretë.

Mësohet se Whoopi Goldberg, nuk do të jetë pjesë e “Sister Act 3”, i cili po realizohet nga “Disney” dhe që në Shqipëri njihet si “Murgesha gazmore”

Vijimi i filmit vjen pas 15 vitesh nga kapitulli i dytë, ku Whoopi do të ketë një rol minimalist.

Duke folur rreth tij Goldberg deklaroi se “Shkuam në “Disney” për filmin, por me sa duket kanë vendosur të shkojnë në një drejtim tjetër me “Sister Act”. Nuk do të jetë një vazhdim i mirëfilltë, por një interpretim i ri i filmit. Do të shfaqem kalimthi në një skenë dhe kështu do të thonë se isha pjesë e tij”.

Duket se mungesa e saj në rolin e motër Maria Claretta apo siç njihet ndryshe si Deloris Van Cartier, do të zhgënjejë shumë fansa.

Kjo ka bërë që komentet kritike në rrjetet socialer të vërshojnë furishëm, sidomos për gjithë fanatikët që kanë ndjekur dy filmat hit të xhiruara me murgeshën simpatike. /a.y/noa.al