Transmetuar më 24-09-2018, 09:11

Kanë kaluar disa muaj nga divorci mes aktorit Justin Theroux dhe Jennifer Aniston.

Për herë të parë aktori ka folur në një intervistë për “New York Times”, duke shpjeguar se mes tyre ndarja ndodhi në mënyrë të edukuar.

“E respektojmë mjaftueshëm njeri tjetrin për të mos e bërë më të dhimbshme nga sa është. Ishte shkatërruese, pasi e dinim se miqësia jonë nuk do ishte më e njëjta”, thotë Theroux.

Megjithatë ai e cilëson si një prej ndarjeve më të sjellshme që mund të ketë ndodhur.

“Asnjëri prej nesh nuk ka vdekur dhe nuk kemi mllefe. Është e dhimbshme si ndarje, por ne e respektojmë njeri tjetrin dhe nuk duam ta bëjmë më të rëndë nga ç’është”, shton aktori.

Pak kohë më parë Aniston deklaroi se njerëzit kanë krijuar ide të gabuara rreth saj.

“Thonë që Jen refuzon të bëjë fëmijë, pasi është egoiste dhe e angazhuar me karrierën e saj. Thonë që jam e trishtuar… Askush nuk e mendon se sa delikate është situata për mua dhe partnerin tim”, deklaroi Aniston. /a.y/noa.al