Transmetuar më 23-09-2018, 21:57

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen dhe plagosjen ka ndodhur në Kosovë.

Si pasojë e aksidentit në aksin rrugor Gjakovë-Prishtinë, ka humbur jetën një vajzë e mitur 6-vjeçare si dhe kanë mbetur të plagosur 9 persona.

Mësohet se vajza e mitur që humbi jetën ishte ulur në ulësen e pasme të automjetit që dyshohet se ka bërë parakalim të gabuar.

Aktualisht nuk ka detaje të tjera në lidhje me aksidentin.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur Policia dhe autoritetet përkatëse që po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

Më poshtë keni foto nga vendi i aksidentit./a.k/noa.al/