Transmetuar më 23-09-2018, 18:51

Grida Duma është një ndër politikanet shqiptare që merr vëmendje të madhe në çdo dalje publike që bën.

Ajo ishte e ftuara e parë e sezonit të ri të emisionit “Mos i fol shoferit” nga Rudina Dembacaj gjatë mbrëmjes së djeshme, ku ka zbuluar dëshirën e djalit të saj për të ardhmen.

Darjeni është vetëm 13 vjeç dhe nuk do të ketë asnjë lidhje me politikën apo me botën publike.

Grida Duma e zbuloi këtë gjatë intervistës në emision.

"Ëndrra e Darjenit është të studiojë në akademinë ushtarake në Amerikë. Ëndërron, shikon natë e ditë detajet që ka ushtria. Shikon makinat ushtarake, gjetjet më të fundit, buxhetet që përdoren për ushtrinë", ka thënë Duma./a.k/noa.al/