Transmetuar më 23-09-2018, 15:18

Gjithçka ndodhi në pak momente dhe ishte si një skenar filmash.

Djaloshi shqiptar po udhëtonte me mjetin e tij në autostradë kur pa se një aksident kishte ndodhur dhe e ndjeu për detyrë që të ndihmonte ndaj ndaloi.

Por u përplas nga një kamionçinë duke gjetur tragjikisht vdekjen.

E sakaq, një amerikan i paskrupullt që drejtonte kamionçinën, iu sul makinës së shqiptarit që aksidentoi dhe u zhduk në drejtim të paditur.

Dana Byrd

Ngjarja ndodhi në rrugën kombëtare I-275 të enjten, në Florida të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, raporton noa.al, duke cituar një komunikatë të policisë lokale dhe medieve vendase që publikuan sot lajmin.

Dhimitër Andoni, 22 vjeç, shqiptar që jetonte në Clearwater (Florida – SHBA), ishte duke udhëtuar në rrugën I-275 me automjetin e tij, një Hyundai i vitit 2015.

Dhimitër Andoni

Në një moment pa se një person hipir mbi motor kishte humbur kontrollin dhe kishte dalë jashtë rruge.

Dhimitri ndali mjetin e tij dhe rendi për të ndihmuar të aksidentuarin.

Befas, një kamionçinë e tipit Ford F-150, e vitit 1996, e përfshiu nën rrota duke i shkaktuar plagë fatale.

Dana Byrd i mori jetën Andonit dhe e braktisi duke i vjedhur makinën

Drejtuesi i kamionçinës ishte Dana Byrd, 30 vjeç, shtetas amerikan, braktisi mjetin e tij, mori atë të viktimës dhe u zhduk nga vendngjarja, duke lënë si të riun shqiptar që shtypi, ashtu dhe personin tjetër që kishte dalë me makinë nga rruga dhe i ndjeri Dhimitri shkoi për ta ndihmuar.

Disa orë më vonë, makina e të riut shqiptar u gjet e braktisur në një lokalitet tjetër.

Babai i Dhimitrit përdori sistemin GPS të gjurmimit të mjetit, për të gjtur ku ishte i biri pasi nuk po arrinte të komunikonte me të.

Ai njoftoi policinë dhe kjo e fundit vetëm të nesërmen në orën 12.30 pas dreke, e gjeti Dhimitrin të vdekur në rrugë.

Dhimitër Andoni

Nuk është e qartë se kur ndërroi jetë i riu që u shtyp të enjten ora 21.00 dhe u gjet vetëm të nesërmen nga policia.

Sipas mediave në SHBA, mjeti po drejtohej nga Dana Byrd, një 30-vjeçar, përdorues droge, i cili kishte paguar 100 mijë USD për të fituar lirinë, pasi ishte arrestuar për kryerjen e një krimi.

Të dielën e sotme, policia amerikane konfirmoi gjetjen dhe arrestimin e të dyshuarit.

Dana Byrd

Sipas dëshmive të komunitetit, i ndjeri Dhimitër Andoni ishte një shembull për rininë shqiptare, ku krahas punës, ai ishte edhe një student i shkëlqyer për financë, studimet e së cilës do t’i mbyllte qershorin e ardhshëm. /a.b/k.k/noa.al/