Transmetuar më 23-09-2018, 12:15

Pamje të rënda janë filmuar në Shtetet e Bashkuara, ku një shqiptar është dhunuar barbarisht.

Ngjarja ka ndodhur në Lydig Avenue në Allerton të SHBA-ve, të premten në mëngjes.

Policia thotë se 25-vjeçari ishte duke ecur rreth orës 10:00 kur u përball me një grua. Familja e tij thotë se gruaja pështyu në drejtim të këpucës së të riut, dhe kur ai u kthye për të parë, u sulmua.

Kamerat e sigurisë kanë kapur incidentin, ku tregohet një grup njerëzish që godasin viktimën më mënyrë të përsëritur.

Familja e viktimës thotë se burri ishte në rrugë për të marrë fotot e pasaportës dhe përfundoi në sallën e urgjencës të spitalit. Ai pritet t’i nënshtrohet një operacioni për shkak të thyerjes së një nofulle.

Familja thotë se shpresojnë që dikush të kontaktojë autoritetet për të dhënë informacion. Policia thotë se po heton për të zbuluar të dyshuarit. /k.k/noa.al/