Transmetuar më 23-09-2018, 09:20

Të gjithë e mbajmë mend angazhimin në politikë të këngëtares Greta Koçi, e cila ka qenë pjesë e Forumit Rinor të PD.

Por, kur PD doli në opozitë, angazhimi i saj në politikë mori fund. Greta ka treguar në “Xing me Ermalin” për herë të parë edhe arsyet se pse u largua nga PD.

E pyetur nëse largimi ndodhi pasi Berisha dha dorëheqjen, Greta këtë përgjigje:

“Jo, besoj ishte mjaftueshëm një mandat, 4 vite, ishte shumë impenjative dhe erdhi momenti që duhet të kishte një shkëputje që unë të merrja pak frymë. Sepse jam në moshën më të përkryer për ta vazhduar ende muzikën”.

Por, ajo e quajti mjaft të vlefshme periudhën e angazhmit në selinë blu.

“Angazhimi im atje ka qenë shumë serioz dhe mua më ka ndihmuar shumë për të mësuar gjëra të reja dhe besoj që kam dhënë një kontribut të vlefshëm për aq kohë sa isha. Por e kam ndërprerë totalisht tashmë”, tha ajo./a.m./noa.al