Transmetuar më 22-09-2018, 18:58

Shuhet aktori i njohur i serialeve turke.

Ferdi Merter apo siç njihet ndryshe në rolin e “Sefa Kervancıoğlu”, ka ndërruar jetë në moshën 79 vjeçare.

Aktori turk i cili njihej për rolet e tij të shumta në serialet turke, ka ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti që e ka pasur në shtëpinë e tij në muajin shkurt të këtij viti.

Fatkeqësisht shëndeti i aktorit nga ajo kohë nuk pati asnjë përmresim.

Madje, në muajin gusht është kërkuar edhe gjak për të, por, gjendja e tij javën e fundit ishte përkeqësuar shumë.