Transmetuar më 22-09-2018, 14:59

Një imazh shkatërrues, ku ajo i shtrëngon dorën të bijës pak para se të vdesë, në shtratin e spitalit, para se e mitura të jepte frymën e fundit.

Ka kaluar më shumë se një viti nga momenti kur 9-vjeçarja Keira u nda nga jeta, si pasojë e plagëve të marra prej një aksidenti automobilistik.

Por vetëm tashmë e ëma e saj, Loanna Ball vendosi të ndajë fotografitë në rrjetet sociale.

Gruaja nuk ka shumë kujtime nga momenti i realizimit të fotografisë, për shkak se ndodhej në gjendje të rëndë nga përplasja, ku mbeti i plagosur edhe i biri Brad 7 vjeç, në Devon të Anglisë, në korrik të vitit 2017.

Loanna, vendosi që ta bëjë publike këtë fotografi, për të përhapur më shumë edhe organizatën bamirëse që ajo dhe i shoqi Joe kanë krijuar, qysh pas vdekjes së vogëlushes.

“Sot e shikoj këtë fotografi të çmuar për herë të parë, është hera e fundit që mbajta për dore princeshën time Keira”, shkruan gruaja. Tre ditë pas aksidentit, babai Joe 35 vjeç, mori vendimin që të dhurojë organet e vajzës, pasi e shoqja ishte në terapi intensive.

“Ishte vajza më e dashur që mund të dëshiroj. Jepte gjithçka për të ndihmuar të tjerët. Kur erdhën dhe më pyetën për dhurimin e organeve, e dija se ishte ajo që edhe Keira do të dëshironte”, tregoi burri për mediat angleze, shkruan noa.al.

Loanna dhe Joe Ball kanë themeluar një organizatë bamirëse “InspiredbyKeira”, e cila ka si qëllim të ndihmojë familjet e fëmijëve të vdekur para kohe.

Nëpërmjet saj do të stimulohet dhurimi i organeve dhe paratë që do të mblidhen do të shkojnë për familjet e të ndjerëve. /a.y/noa.al