Transmetuar më 22-09-2018, 14:35

Në atë moment ishte në qiellin e shtatë. Por me siguri pasojat e atij veprimi ia çuan moralin përtokë.

Nuk pati fund të mirë, historia e një stjuardese fluturimi të ‘China Eastern Airlines’, e cila teksa ishte në turnin e punës, mori një propozim për martesë nga i fejuari i saj. Kjo pasi gruaja u pushua nga puna.

Anëtarët e ekuipazhit ishin të angazhuar në fluturimin prej një ore mes Xi’an dhe Yinchuan, kur djaloshi u shfaq në bord dhe i propozoi stjuardesës martesë, në sy të gjithë pasagjerëve.

Ishin pikërisht këta të fundit që publikuan fotografi dhe video nga momenti i propozimit në rrjetet sociale, shkruan noa.al.

“Vërtetë nuk e besoja se i dashuri im do e bënte, ju falënderoj që ishit dëshmitarë”, tha e reja. Megjithatë kompania ajrore nuk e priti aspak mirë propozimin, duke e cilësuar si një akt të papërgjegjshëm që vuri në rrezik, sigurinë e pasagjerëve.

Vajza u shkarkua nga puna pak ditë më vonë. /a.y/noa.al