Transmetuar më 22-09-2018, 11:58
Kufomat e mbi 300 personave të paidentifikuara, janë gjetur brenda dy kamionëve frigorifer. Është ky zbulimi makabër i bërë nga banorët e Tlajomulco de Zúñiga, një zonë në jug të Guadalajara, në shtetin meksikan të Jalisco. Prej ditësh njëri nga kamionët ishte braktisur pranë një zone të banuar. Aroma e rëndë dhe një rrëke gjaku që dilte nga mjeti, ngjalli dyshimet te banorët. Kur hapën dyert, u terrorizuan, duke mos u besuar syve. Kufoma të vrara, njëri mbi tjetrën, të mbyllura brenda qeseve të plehrave, të ngarkuara në rimorkion e mjetit. Në Meksikën e dominuar nga lufta mes narkotrafikantëve ndodh që të vdekurit e karteleve të drogës të jenë aq shumë, sa që të mos gjendet vend as në morg. Drejtori i Institutit të Mjekësisë Ligjore në Jalisco dhe Prokurori i Përgjithshëm i shtetit, ideuan kësisoj një mënyrë të pazakontë për të ruajtur kufomat, duke i vendosur njëri mbi tjetrin në kamionë frigoriferik, deri sa të gjendej një zgjidhje. Nga hetimet e kryera rezultoi se “kamioni i vdekjes”, kishte dalë nga morgu në 31 gusht, për tu gjetur vetëm në 16 shtator. Denoncimet e para u bënë të shtunën e kaluar, kur banorët sinjalizuan autoritetet të shqetësuar për shëndetin e fëmijëve të tyre. Pas zbulimit makabër, autoritetet lokale u detyruan të pranojnë se shoferët ishin sjellë rrotull për javë të tëra, në kërkim të gjetjes së një pike ku të parkonin “ngarkesën e vdekjes”, shkruan noa.al. Siç deklaroi në një konferencë për mediat, guvernatori i shtetit Aristóteles Sandoval, në mjetin e parë ishin 273 kufoma, ndërsa në të dytin 49. Bëhet fjalë për trupat e pajetë nga përplasja mes narkotrafikantëve, mes tyre anëtarë të Cartello Jalisco Nueva Generación, i cilësuar si një nga më të rrezikshmit në Meksikë. /a.y/noa.al

Kufomat e mbi 300 personave të paidentifikuara, janë gjetur brenda dy kamionëve frigorifer. Është ky zbulimi makabër i bërë nga banorët e Tlajomulco de Zúñiga, një zonë në jug të Guadalajara, në shtetin meksikan të Jalisco.

Prej ditësh njëri nga kamionët ishte braktisur pranë një zone të banuar. Aroma e rëndë dhe një rrëke gjaku që dilte nga mjeti, ngjalli dyshimet te banorët.

Kur hapën dyert, u terrorizuan, duke mos u besuar syve. Kufoma të vrara, njëri mbi tjetrën, të mbyllura brenda qeseve të plehrave, të ngarkuara në rimorkion e mjetit.

Në Meksikën e dominuar nga lufta mes narkotrafikantëve ndodh që të vdekurit e karteleve të drogës të jenë aq shumë, sa që të mos gjendet vend as në morg.

Drejtori i Institutit të Mjekësisë Ligjore në Jalisco dhe Prokurori i Përgjithshëm i shtetit, ideuan kësisoj një mënyrë të pazakontë për të ruajtur kufomat, duke i vendosur njëri mbi tjetrin në kamionë frigoriferik, deri sa të gjendej një zgjidhje.

Nga hetimet e kryera rezultoi se “kamioni i vdekjes”, kishte dalë nga morgu në 31 gusht, për tu gjetur vetëm në 16 shtator.

Denoncimet e para u bënë të shtunën e kaluar, kur banorët sinjalizuan autoritetet të shqetësuar për shëndetin e fëmijëve të tyre.

Pas zbulimit makabër, autoritetet lokale u detyruan të pranojnë se shoferët ishin sjellë rrotull për javë të tëra, në kërkim të gjetjes së një pike ku të parkonin “ngarkesën e vdekjes”, shkruan noa.al.

Siç deklaroi në një konferencë për mediat, guvernatori i shtetit Aristóteles Sandoval, në mjetin e parë ishin 273 kufoma, ndërsa në të dytin 49. Bëhet fjalë për trupat e pajetë nga përplasja mes narkotrafikantëve, mes tyre anëtarë të Cartello Jalisco Nueva Generación, i cilësuar si një nga më të rrezikshmit në Meksikë. /a.y/noa.al