Transmetuar më 22-09-2018, 11:29

Alain Delon thotë mjaft! Një karrierë e shkëlqyer dhe tashmë që ka shkuar 82 vjeç, vendos që të mos xhirojë filma të tepërt, në mënyrë që të mos shkatërrojë atë që ka ndërtuar. “Le Monde” i dedikon një shkrim të gjatë Delon, nëpërmjet një interviste të tij, ku protagonisti i aq shumë filmave thotë se ka patur një karrierë aq të shkëlqyer, sa që nuk dëshiron që të bëjë më asnjë film më shumë.

“Regjisorët me të cilët mund të xhiroja kanë vdekur. Ju betohem, sot nuk shikoj asnjë që të mund të më bëjë një film. Duhet të më propozojnë një histori që duhet të më çmend”, thotë aktori.

Delon nënvizon se vetëm një gjë i ka munguar dhe do i mungojë gjithmonë, “të luajë në një film me regji të një femre”.

Sipas tij një gjë e tillë nuk i ka ndodhur kurrë, ndonëse pranon se në këtë profesion, ndodhet prej femrave.

“Janë pikërisht femrat që më dhuruan sukses në kinema. Ishin ato që më donim, më jepnin gjithçka dhe u dashuruan me mua. Në sytë e këtyre femrave doja të dukesha më i bukuri, më i madhi dhe më i forti dhe për këtë arsye u bëra aktor dhe jo komedia”, tregon ai. Madje sa i takon komedianit, tregon se nuk ka pasur dhunti, pasi shton se një komedia kalon vite të tëra duke mësuar, ndërsa një aktor jeton, shkruan noa.al.

“I kam jetuar gjithmonë rolet e mia, nuk kam recituar. Një aktor është një incident. Unë jam një incident. Jeta ime është një incident dhe po ashtu edhe karriera ime”, tregon aktori francez. /a.y/noa.al