Transmetuar më 22-09-2018, 08:42

Brenda katër ditësh Miren, shoqëria që drejton Miss Italia, do të vendosë se cili do të jetë fati i fitueses së kurorës Carlotta Maggiorana.

Fituesja e konkursit të bukurisë të kësaj fillim jave, rrezikon të cilësohet e papërshtatshme. Kjo pas publikimit të disa fotografive të saj ku shihet e zhveshur.

Fotografitë e publikuara nga revista “Oggi”, e kapin bukuroshen me shpinë, ku me sa duket ajo nuk ka pasur dijeni që po fotografohej, gjatë një momenti pushimi teksa po zhvillonte një set fotografik.

Do të duhet të kuptohet se çfarë lloj fotografish janë.

26-vjeçarja është me origjinë nga Ascoli dhe prej shumë kohësh jeton në Romë.

Mes vajzave të tjera, ajo spikati për bukurinë e saj natyrale dhe tiparet perfekte.

Me flokë gështenjë, Missi i ri është diplomuar në Akademinë Kombëtare të Kërcimit.

Ajo është aktore dhe ka patur disa eksperienca në botën e spektaklit.

Carlotta ka interpretuar në filmin “Tree of life”, me Brad Pitt dhe Sean Penn dhe tek “Un Fantastico via vai” të Leonardo Pieraçioni, si dhe në serialin “Onore e rispetto”. /a.y/noa.al

Zgjidhet më e bukura, kjo është vajza që fitoi Miss Italia 2018