Transmetuar më 22-09-2018, 07:59

Dasma e tyre është përfolur prej kohësh dhe më në fund mbrëmjen e kësaj të premteje u mbajt dhe ceremonia martesore.

Moderatorja e njohur nga Kosova, Elita Rudi, i ka dhënë fund beqarisë, duke lidhur kurorë me reperin Gjiko.

Çifti organizuan një ceremoni madhështore në një prej vendeve më luksoze në Prishtinë, në praninë e miqve dhe të afërmve.

Elita u shfaq si një princeshë me flokët e mbledhur dhe zbukuruar dhe me një fustan madhështor, ndërsa Gjiko një dhëndër elegant.

Celebrimi i tyre u bë nga kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ku pak pas këtij momenti, Gjiko mbuloi me puthje bashkëshorten.

Në fotogaleri dhe video, gjeni momente nga festa. /a.y/noa.al