Transmetuar më 21-09-2018, 23:30

Ekzekutimi i dy vrasësve të dyshuar është kapur në kamera, pasi oficerët ftuan gazetarët të merrnin pjesë në atë që quhet "vrasje me gjakftohtësi".

Gazetarët në distriktin Aligarh të Uttar Pradesh në Indi, morën një telefonatë rreth orës 6:45 të mëngjesit nga policia duke u pyetur nëse donin të dëshmonin operacionin, të përshkruar si një "takim", sipas Times of India.

Lajmi për ftesën u përhap shpejt në mediat lokale duke shkaktuar njëkohësisht edhe polemika të shumta. Gazetarë jo vetëm lokalë por edhe nga mediat kombëtare shkuan masivisht në zonë.

Kur mbërritën atje, gazetarët gjetën oficerët e policisë të veshur me jelekë antiplumb dhe të tjerë me uniforma të thjeshta.

Vrasësit ishin ngujuar në një ndërtesë të ujësjellësit, duke qëlluar 34 plumba në drejtim të policisë.

Kur u pyet se përse ishin ftuar gazetarët, kryeprokurori i lartë i Aligarh, Ajay Kumar Sahini tha: Nuk ka asgjë të keqe. Donim të siguronim informacionin e dorës së parë në media. /k.k/noa.al/