Transmetuar më 21-09-2018, 18:57

Disa zona të Britanisë janë përfshirë nga moti i keq.

Një prej zonave më të prekura nga era e fortë është edhe Birminghami.

Në aeroportin e këtij qyteti janë raportuar probleme pasi një sërë avionësh kanë pasur vështirësi për të bërë uljen.

Disa udhëtarë në një prej avionëve të Air France kanë kaluar momente paniku.

Avioni iu afrua pistës për tu ulur por era e fortë e zhbalanconte, duke rrezikuan përplasjen.

Në këto kushte, piloti vendosi ta rikthejë në ajër avionin derisa situata të përmirësohej./a.m./noa.al/